“Interi ka fuçi të madhe financiare, mund ta transferojnë edhe Messin”

Futboll

“Interi ka fuçi të madhe financiare, mund ta transferojnë edhe Messin”

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:11
Lionel Messi

Ish-legjenda e Interit, Sandro Mazzola thotë se skuadra duhet të mburret me fuqinë e tyre financiare, pasi mund të nënshkruajnë edhe Lionel Messin nga Barcelona.

Ka pasur spekulime për disa muaj që skuadra nga Serie A, e financuar nga pronarët e grupit kinez, Suning Holdings, mund të përpiqet të nënshkruajë me Messin, me një ofertë mahnitëse gjatë transferimeve në fund të sezonit.

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti tha në janar se klubi planifikon të nënshkruajë një superyll global para sezonit të ardhshëm, edhe pse ai refuzoi sugjerimin se Messi është objektivi i tyre kryesor.

Por Mazzola, një kampion i dyfishtë evropian dhe pjesë e Interit të famshëm të viteve të 60-ta, beson se mbështetja e Suning e bën Messin në San Siro një perspektivë shumë reale.

“Suning kanë forcën për të marrë atë që duan, përfshirë edhe Messin”, ka thënë Mazzola për “Il Mattinos”.

Ndryshe, Messi është një ëndërr e kamotshme e Nerazzurrëve, pasi ka pasur zëra që Moratti ka bërë ofertë zyrtare drejt Messit në vitin 2008, kur ishte 100 vjetori i themelimit të Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat