Prishtina ruan shpresat në garën për titull

Futboll

Prishtina ruan shpresat në garën për titull

Më: 30 prill 2017 Në ora: 18:19
Pamje nga një ndeshje

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Vala Superligë, ku në dy ndeshje fituan vendasit, derisa në një sfidë trepikëshit iu gëzuan mysafirët. Prishtina arriti të shënojë fitore si mysafire në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, duke e mposhtur Besën, me rezultat 2:1, ndonëse ndeshjen e përfundoi me dy lojtarë më pak pas ndëshkimit me kartonë të kuq. Kësisoj, Prishtina ruan shpresat në garën për titull ku mban pozitën e dytë me 8 pikë më pak se Trepça’89. Ganezi Basit Khalid ka shënuar të dy golat në fitoren e Prishtinës, në minutën e 7-të dhe 28-të, kurse golin e vetëm për pejanët e realizoi Kastriot Rexha në minutën e 86-të. Kryeqytetasit në këtë takim nga minuta e 51-të luajtën më një lojtarë me pak pasi u përjashtua Liridon Leci, derisa në minutat e lojës shtesë mbeti edhe pa mbrojtësin Armend Dallku, i cili po ashtu u largua nga loja me karton të kuq. Ndërkohë, Drita ka shënuar fitore tepër të rëndësishme në garën për mbijetesë në duel me Ferizajn, me rezultat 2:1. Haliti në minutën e 43-të realizoi për gjilanasit, kurse mysafirët në lojë i riktheu Ristovski në minutën e 58-të. Megjithatë, fitoren e madhe gjilanasve ua siguroi Përparim Livoreka, duke shënuar gol në minutën e 65-të. Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në pozitën e nëntë me 25 pikë, një më shumë së Ferizaj që tani bie në pozitën e dhjetë. Ndërkaq fitore si vendase ka shënuar edhe Trepça e cila e ka mposhtur Drenicën, po ashtu me rezultat 2:1. Mysafirët kaluan t parët në epërsi me golin e Ukës në minutën e 39-të, por mitrovicasit arritën ta përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Enis Zabërgja në minutën e 56-të dhe Ergyn Ahmeti në minutën e 77-të, raporton FFK.

Vala Superliga

Hajvalia – Trepça’89 0:3

Gjilani – Feronikeli 1:0

Llapi – Liria 2:0

Besa – Prishtina 1:2

Drita – Ferizaj 2:1

Trepça – Drenica 2:1

 

Liga e Parë

Dukagjini – Flmamurtari 1:0

Vitia – Vushtrria 3:1

Kosova (P) – Vëllaznimi 1:3

Deçani – KEK-u 2:4

Vllaznia – Istogu 1:0

Rahoveci – Ballkani 1:0

2 Korriku – Ramiz Sadiku 1:1

Fushë Kosova – Ulpiana 5:0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat