“Interi ka fuqi financiare për të nënshkruar edhe me Messin”

Futboll

“Interi ka fuqi financiare për të nënshkruar edhe me Messin”

Më: 30 prill 2017 Në ora: 18:19
Lionel Messi

Interi ka fuqi të mjaftueshme për të nënshkruar me cilindo lojtar, përfshirë edhe Lionel Messin.

Kështu mendon legjenda e klubit zikaltër, Sandro Mazola, që beson se pronarët e rinj të Interit, janë të fortë financiarisht, për të mbuluar shpenzimet për cilindo futbollist.

“Suning kanë forcën për të nënshkruar me këdo, përfshirë edhe Messin”, ka deklaruar ai për ‘Il Mattino’.

Kujtojmë se Messi është një ëndërr e Interit prej vitesh, edhe atëherë kur skuadra kishte për president Massimo Morattin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat