Chelsea “prek” me një dorë titullin, City ndalet nga Middlesbrough

Futboll

Chelsea “prek” me një dorë titullin, City ndalet nga Middlesbrough

Më: 30 prill 2017 Në ora: 17:02
Festimi i golit

Chelsea ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat 3-0, ndërsa ndeshja tjetër në mes të Middlesbrough dhe Manchester City përfundoi me rezultat 2-2.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë për të dyja skuadrat që krijuan njëjtë raste dhe menaxhuan ndeshjen.

Megjithatë, në pjesën e dytë, “Blutë” treguan forcën e tyre të vërtetë duke shënuar tre gola dhe duke siguruar fitoren e radhës.

Fillimisht ishte, Pedro Rodriguez, i cili shënoi një supergol në minutën e 66 të ndeshjes pas asistimit të Nemanja Matic dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Goli i dytë i skuadrës së Antonio Contes erdhi në minutën e 79, ku Gary Cahill u gjend më së miri në zonë duke shënuar nga afërsia për 2-0, ndërsa për 3-0 shënoi Willian dhe vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Pas kësaj fitore, Blutë kryesojnë me 81 pikë, ndërsa Everton renditet në vendin e shtatë me 58 pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar.

Ndeshja tjetër e Ligës Premier në mes të Middlesbrough dhe Manchester Cityt ka përfunduar me barazim 2-2.

Festa e futbollistëve të Middlesbrough te goli i Negredos

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Negredo (38’) dhe Calum Chambers (78’) për vendasit, ndërsa Sergio Aguero (69’) dhe Gabriel Jesus (85′).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat