Derbi i madh në Premier League

Futboll

Derbi i madh në Premier League

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Në Premier League luhet (sonte 21.00) derbi i Manchesterit, City-United, një sfidë e prapambetur që i përket javës së 26-të, e cila mund të vendosë shumë për vendin të katërt, që përcakton skuadrën e fundit angleze që merr pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.  Citizens mbajnë vendin e katërt me vetëm një pikë shumë se rivalët ndërqytetas, të cilët kanë plot 23 ndeshje pa humbje. “Djajtë e Kuq”, në fakt mund ta sigurojnë Championsin edhe nëse fitojnë trofeun e Europa Leagues, ndërsa për skuadrën e Pep Guardiolës renditja në katërshen më të mirë të kampionatit mbetet ngushëllimi i vetëm në një sezon pa tituj. Por trajneri spanjoll e merr me sportivitet këtë fakt, edhe pse nuk është mësuar kurrë ta mbyllë sezonin pa asnjë trofe.

“Jam prej 9 vitesh trajner dhe ky është sezoni im i parë pa trofe. Një herë do të ndodhte dhe fati deshi të ndodhte në këtë sezon. Nëse karriera ime do të zgjasë për shumë vite sigurisht që do të ndodhë edhe në të ardhmen. Ka shumë klube të mëdha në Europa që po e mbyllin sezonin pa fituar trofe. Kemi edhe 6 ndeshje ndër të cilat katër në “Etihad”, pra pjesëmarrja në Champions varet vetëm nga ne.”

Derbit të “nxehtë” të Manchesterit do t’i mungojë një personazh i vecantë, Zlatan Ibrahimovic, por Guardiola thekson se United ka lojtarët të tjerë shumë cilësorë, ndaj të cilëve duhet patur shumë kujdes.

“Ibrahimovic është një lojtar i madh, por ata kam futbollistë të tjerë shumë të mirë si Lingard, Young dhe Rashford. Mourinho? Marrëdhëniet mes nesh janë të mira, kur jemi përballë njëri tjetrit, përshëndetemi.”

Nga ana tjetër, Jose Mourinho thekson se kalendari i ngjeshur për United, që është në garë edhe Europa League favorizon pikërisht City-n për vendin e katërt.

“Kundërshtarët tanë do të luajnë vetëm një ndeshje në javë deri në fund të sezonit, ndërsa ne kemi dy gjymëfinalet e Europa League, që janë shumë të rëndësishme për ne. Vendi i katërt mbetet shumë i vështirë për t’u arritur, por ne do ta provojmë. Nëse arrijmë të fitojmë Europa League do të jetë e mrekullueshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat