Basha titullar, Bari i pamposhtur

Futboll

Basha titullar, Bari i pamposhtur

Nga: K. Goca Më: 25 prill 2017 Në ora: 16:01
Basha me fanellë të bardhë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha, u paraqit titullar për Barin, ku si mysafirë  u ndanë baras me rezultat 0:0  me Salernitanën, në ndeshjen e javës së 38-të të Serie B.

Futbollisti shqiptar me bashkëlojtarë dhanë maksimumin dhe arritën qëllimin që të kthehen të pamposhtur. Kjo pikë është domethënëse në luftë për të siguruar një vend në garat e play-off-it. Bari mban pozitën e dhjetë me 51 pikë sa ka edhe Salernitana që gjendet një vend më lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat