Po shkon edhe Pioli?

Futboll

Po shkon edhe Pioli?

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:16
Pioli

Humbja e rëndë në Firence, e treta në katër ndeshjet e fundit, shënon përfundimisht fundin e aventurës së Stefano Piolit në pankinën e zikaltërve. Vetëm dy pikë të fituara në pesë ndeshje, Interi ka rrëshqitur në vendin e shtatë dhe tani rrezikon t’i thotë lamtumirë edhe Ligës së Europës, objektivi minimal i një sezoni të dështuar.

Skuadra duket se nuk e ndjek më dhe diçka të tillë ndoshta në mënyrë indirekte e konfirmon deklarata e kapitenit Mauro Ikardi: “Në të tilla raste e pëson trajneri”. Më shumë se një analizë, duket si verdikt. Ekipi i ka dhënë duart kreut të stolit kur duhen edhe pesë ndeshje nga fundi i sezonit.

Edhe skuadra ka jo pak probleme jashtë fushe, tifozët e organizuar zikaltër “Curva Sud” braktisën stadiumin 10 minuta përpara përfundimit në shenjë proteste. Nga këndvështrimi i emrave, cilësisë dhe gjendjes fizike, Interi nuk kishte asgjë për t’i pasur zili Fiorentinës e, megjithatë, Handanoviçit iu desh të nxirrte pesë herë topin nga porta e tij.

Nga ana tjetër, edhe deklarata e vet Piolit nuk lë shumë vend për interpretime: “Ishte Interi më i keq i këtij kampionati, kemi prekur fundin. Ekipi i pjesës së dytë, nuk mund të jetë kurrsesi skuadra ime”. Në fakt, është ende ekipi i tij, por nuk do të jetë më pas përfundimit të këtij kampionati.

Në fakt, ai ishte i gatshëm të largohej menjëherë pas ndeshjes dhe ia ka komunikuar këtë vullnet drejtuesve të klubit në një bashkëbisedim në dhomat e zhveshjeve. Sipas “La Gaztta dello Sport”, kjo kërkesë është hedhur poshtë për momentin nga vete Stiven Zhang i cili ishte i pranishëm në këtë diskutim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat