Xhaka me Arsenalin në finalen e madhe të FA Cup

Futboll

Xhaka me Arsenalin në finalen e madhe të FA Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:35
Pamje nga ndeshja

Mesfushori ofensivë shqiptar, Granit Xhaka, me ekipin e Arsenalit, janë kualifikuar në finalen e madhe të FA Cup. Lojë e fortë deri në pikën e fundit, por ‘Topçinjtë’ siguruan finalen pas 120 minutave, duke e mundur me 2:1 Manchester Cityn, në takimin e luajtur në Wembley. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Arsenali triumfoi me rezultat 2:1. Në minutën e 62-të, Sergio Aguero me një veprim të shpejt pothuajse nga gjysma e fushës, për bukur mashtroi edhe portierin dhe kaloi në epërsi Cityn.

Në minutën e 71-të, Monreal nga afërsia barazoi rezultatin, 1:1.

Në e minutën e 101-të, Alexis Sanchez nga afërsia shënoi për fitoren dhe kualifikimin e Arsenalit. Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 105-të. Arsenali në finale do të takohet me Chelsean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat