Vllaznia privatizon titullin për femra

Futboll

Vllaznia privatizon titullin për femra

Më: 23 prill 2017 Në ora: 07:50
Vllaznia

Vllaznia e femrave fitoi për të katërtën herë radhazi titulli kampion në kampionatin e femrave. Skuadra shkodrane mundi në javën e 16-të Apoloninë e vendit të dytë me rezultatin 2-0 duke zyrtarizuar trofeun. Në “Loro Borici” vajzat kuqeblu treguan dhe njëherë se nuk kanë rivale në kampionat duke mposhtur pa shumë probleme vajzat fierake, të cilat i kishin mundur dhe në finalen e Kupës të luajtur në “Elbasan Arena”.

Golat e fitores për shkodranet u shënuan nga Muja dhe Franja, që me finalizimet e tyre bënë të mundur dhe fitimin e titullit kampion. Një trofe i ardhur dy javë përpara përfundimit të kampionatit, me Vllazninë që u shkëput tetë pikë nga Apolonia në klasifikim, ku mbas 16 javësh regjistron shifra rekord pa asnjë humbje dhe prej 3 vjetësh nuk humbasin asnjë sfidë dhe nuk janë ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat