Ish-futbollisti i kombëtares angleze, Ugo Ehiogu, ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme. 44-vjeçari, i cili aktualisht ishte trajner i skuadrës U-23 të Totenhemit, pësoi infarkt mëngjesin e djeshëm në një nga fushat e qendrës stërvitore të skuadrës londineze.
Ai mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor të Totenhemit dhe më pas u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte sulmit në zemër.
Ish-qendërmbrojtësi i cili ka luajtur 4 ndeshje me kombëtaren angleze, la pas gruan dhe djalin e tyre të vetëm.