Pique pranon eliminimin: Juve ishte më e mirë

Futboll

Pique pranon eliminimin: Juve ishte më e mirë

Më: 20 prill 2017 Në ora: 14:40
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës ka përgëzuar Juventusin për kualifikimin në gjysmëfinale.

Gerard Pique mendon që Juventus ishte më e mirë se Barcelona në dy ndeshjet e zhvilluara dhe me meritë ka kaluar tutje.

Reprezentuesi spanjoll e sheh ‘Zonjën e Vjetër’, si një kandidate potenciale për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Ata kanë një skuadër shumë të mirë dhe në dy ndeshje u treguan më të fortë se ne, e merituan të kalojnë tutje”, ka thënë Pique për BeIN Sports.

“Ju dëshiroj të gjitha të mirat në fazën tjetër sepse mendoj që ata mund ta fitojnë këtë trofe”.

“Ne krijuam raste por ishte e vështirë. Ata janë italianë dhe dinë si të mbrohen, janë specialistë në zonë. Erdhën për të luajtur në stilin e tyre dhe ia dolën mjaft mirë”, ka përfunduar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat