Chelsea gati t’i paguajë 100 milionë funte për Lukakun, por Everton dëshiron ta shes tek rivalët e tyre

Futboll

Chelsea gati t’i paguajë 100 milionë funte për Lukakun, por Everton dëshiron ta shes tek rivalët e tyre

Më: 20 prill 2017 Në ora: 10:02
Romelu Lukaku

Chelsea janë të interesuar që ta kthejnë në skuadër sulmuesin e Evertonit, Romelu Lukaku.

The Sun shkruan se Lukaku dëshiron të bashkohet me Chelsean, pasi kërkon konkurrimin në Evropë.

Evertoni ka vënë lojtarit një çmim prej 100 milionë funte dhe blutë janë të interesuar ta paguajnë.

Palët janë kthyer në armiq prej se Evertoni vendosi ta shes John Stonesin te City.

Për Lukakun interesim ka edhe nga Manchester United.

Lukaku do të dëshironte të luante nën urdhrat e Jose Mourinhos përsëri, pasi vite më parë nuk kishte arritur ta tregonte vetën.

Edhe vet Evertoni është i interesuar që ta shes lojtarin te Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat