Djellza Musa, tigri me kthetra të mprehta

Futboll

Djellza Musa, tigri me kthetra të mprehta

Nga: Fazli Berisha Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:39
Djellza Musa

Si 14 vjeçare nis si lojtare për t’u vendosur më vonë në portë. E kujdesshme në portë dhe brenda zonës së rreptësisë, e gatshme të hyjë me intuitë në luftë për çdo top. Shquhet për topa të lartë, ndërkaq që kur e do nevoja hidhet si tigri në këmbët e kundërshtarëve. Madje disa gjykojnë se portierja e re e Mitrovicës Djellza Musa në disa raste sikur i hipnotizon futbollistet kundërshtare. Djellza ka një dhunti të rrallë. Ajo nuhat në mënyrë të habitshme se nga do të godasë topin futbollistja kundërshtare. Ata, të cilët kanë punuar me te thonë se ka dhunti të rralla refleksesh, fluturime plastike nga një krah në tjetrin me shpejtësi, dalje plotë intuitë për të grushtuar topin e shkëputje të befta.

Janë këto disa nga veçoritë e kësaj vajze, që me modesti i pranon se shumëçka e ka mësuar trajnerët Seid Onbashi e Xhelal Karabegu, të cilët i falënderon shumë për punën që kanë bërë me te. Të gjitha këto bëjnë që kundërshtarët të stepen para saj të humbasin toruan por edhe rastin për shënim. Djellza rrëfen për ëndrrën fëminjore si 14 vjeçare kur u dashurua me topin e futbollit dhe veshi fanellën e skuadrës së vashave Trepça 89  e pastaj të skuadrës “Mitrovica” ku trajneri e vuri në portë duke parë aftësitë dhe talentin e saj për portier. Prej asaj kohe Djellza  bëhet roje e kështjellës. Për një stinor vasha nga Mitrovica bëhet pjesë e skuadrës nga Theranda “13 Qershori”. Ndërkohë kalon te Vllaznia e Shkodrës për ta ndihmuar ekipin shkodran në garat evropiane. Këtu me talentin e saj  bie në sy nga përzgjedhësi i Kombëtares shqiptare dhe e ftojnë për grup-moshën 19 vjeç. Dhe Djellza sërish kthehet të klubi i qytetit buzë Ibrit në skuadrën e saj të zemrës Mitrovica, ku me ...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat