Zyrtare: John Terry largohet nga Chelsea

Futboll

Zyrtare: John Terry largohet nga Chelsea

Më: 17 prill 2017 Në ora: 18:24
John Terry

John Terry edhe zyrtarisht do të largohet nga Chelsea, ka njoftuar klubi londinez,..

Terry dhe Blutë e Londrës kanë rënë dakordë se kapiteni anglez të largohet në fund të këtij sezoni. Këtë sezon ai është paraqitur pak për ekipin e Antonio Contes, por ka qenë një njeri frymëzues te skuadra e cila gjendet në pozitën e parë në Premier Ligë.

"Pas 22 vitesh te ky klub, dua t'i falënderoj të gjithë. Nga trajnerët, stafin dhe tifozët të cilët kanë dhënë mbështetje gjithmonë për mua. Unë do të vendos të ardhmen time në kohën e duhur, por tani jam i angazhuar për ta ndihmuar klubin të arrijë suksese këtë sezon", ka thënë John Terry

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat