Skuadrat Luganos arkëtoi tri pikë domethënëse, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Thun-in, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit zviceran. Shqiptari Ezgjan Alioski është kreator i fitores së Luganos, i cili realizoi në minutën e 65-të. Ky është goli i 14-të për shqiptarin që mban vendin e dytë në listën e shënuesve në kampionat.
Vendasit udhëhoqën me rezultat 2:0 me golat e Facchinettit (49’-autogol) e Alioskit (65’) dhe për mysafirët realizoi: Sorgic (90+4’). Alioski e Armando Sadiku luajtën standardë, i pari u zëvendësua në minutën e 86-të dhe i dyti në atë të 90+3. Lugano është në vend të pestë me 37 pikë, ka dhjetë më shumë se Thun-i në pozitën e parafundit (i 11-ti).