Champions League tashmë ka hyrë në një fazë shumë të nxehtë,. Nesër në mbrëmje do të luhen dy ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve që do të përcaktojnë dhe skuadrat gjysmëfinaliste.
Kompanitë më të mëdha të basteve në botë parashikojnë se Real Madrid, Juventus, Atletico Madrid dhe Monaco do të kualifikohen në gjysmëfinale.
Parashikimet kanë ardhur për shkak të rezultateve të ndeshjeve të para, teksa shihet si i pamundur misioni i Bayernit dhe Barcelonës për të përmbysur humbjet e ndeshjeve të para. Më lart mund të shihni kuotat për sfidat e kthimit dhe për kualifikimin final.