Ky njeri nuk është lokomotiva me avull

Futboll

Ky njeri nuk është lokomotiva me avull

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:27
Bylbyl Sokoli

Trajneri i mirënjohur i futbollit Agron Selmani ka befasuar me një shkrim të tij në lidhje me trajnerin prof. Bylbyl Sokoli. Madje Selmani ka thënë se ky njeri nuk është lokomotivë me avull. “E hënë, java e re! Personi karizmatik ka tri veçori: 1. Personi karizmatik ndjen emocione të forta.

2. Personi karizmatik rrezaton dhe shkakton emocione të forta edhe tek të tjerët.
3. Personi karizmatik ka aftësi mbrojtëse në ndikimet e njerëzve të tjerë karizmatik. Ky njeri nuk është lokomotiva me avull, ky është diçka pak më shumë, për të duhet të gjendet një pozicion dinjitoz në një vend dinjitoz aty ku mund të fitojmë të gjitha nga:
-Përvoja e tij profesionale
-Përvoja e tij edukative
-Përvoja e tij menaxheriale
-Përvoja e tij organizative dhe
-Përvoja e tij e punës në ekip.

Mund të them po ashtu se ky njeri është i anatemuar dhe apostrofuar në shumë situata dhe në shumë raste, nuk them se është i përkryer, por, duhet ta pranojmë është ai dhe disa të tjerë (që janë pak në numër) që bëjnë diferencën dhe po ky është person karizmatik. Në rregull de as unë nuk jam shumë larg”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat