Montella: Pa frikë kundër Interit

Futboll

Montella: Pa frikë kundër Interit

Më: 14 prill 2017 Në ora: 18:08
Montella

Derbi i dy skuadrave të të njëjtit qytet, Inter – Milan, pa dyshim që zgjon emocionet në mesin e tifozëve. Superderbi i javës së 32-të në Serie A do të luhet nesër në orët e mesditës (12.30) dhe që të dyja ekipet luajnë në të njëjtin stadium. “Jam shumë i emocionuar sepse është mbyllur një cikël historik. Falënderoj Gallianin dhe Berlusconin që më dhanë mundësinë të drejtoj Milanin dhe besoj se edhe unë tashmë jam një pjesë e vogël e historisë së këtij klubi. Tani më pëlqen të fokusohem te derbi. Do të kemi përballë një skuadër me lojtarë të kalibrit botëror dhe ndeshja do të luhet shumë edhe në nivelin emocional. Nuk duhet të zbresim në fushë me frikë dhe duhet të synojmë fitoren”, ka thënë Vincenzo Montella, trajner i Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat