Interi ka gati 70 milionë euro për Mbappen

Futboll

Interi ka gati 70 milionë euro për Mbappen

Më: 14 prill 2017 Në ora: 09:17
Kylian Mbappe

Sipas medieve italiane, Interi janë të gatshëm për të përgatitur një ofertë prej 70 milionë euro për yllin e Monacos, Kylian Mbappe.

Tuttosport dhe Fox Sports Italia në numrin e saj të ri theksojnë se Nerazzurrët janë të gatshëm për goditur me transferimin e të riut dhe e shohin atë si një partner ideal sulmi për kapitenin Mauro Icardi.

Gazeta me bazë në Torino këmbëngul se kontakti tashmë është bërë me drejtorët e Monacos që kanë filluar negociatat.

Ende vetëm 18 vjeç, Mbappe tashmë ka dy paraqitje për ekipin e parë kombëtar të Francës dhe luajti si një veteran për skuadrën e tij në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai shënoi dy gola në fitoren 3-2 në udhëtim te Borussia Dortmund këtë jave, duke arritur statistika mahnitëse në sezonin e tij të parë deri më tani me 21 gola dhe 11 asistime në vetëm 34 ndeshje zyrtare.

Megjithatë, ndërsa Interi janë të etur për të marrë talentin më të ‘ndeztë’ të momentit në futbollin evropian, kostoja e operacionit do të jetë së paku 70 milionë euro.

Kjo është teknikisht në kuadër të kompetencave të gjigantëve nga San Siro, pasi pronarët kinez, Suning Group, nuk janë të frikësuar për shpërndarje të hollash.

Ata tashmë kanë blerë Joao Mario nga Sporting CP verën e kaluar për 40 milionë euro dhe njeriun e bankinës Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa për 29.5 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat