Arrestohet një person i dyshuar për sulmin me bombë

Futboll

Arrestohet një person i dyshuar për sulmin me bombë

Më: 12 prill 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me bombë që iu bë autobusit të Dortmundit mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke udhëtuar drejt stadiumit “Sinjal Iduna Park” për ndeshjen e Champions League ndaj Monacos.

Informacione të detajuara nuk bëhen me dije nga autoritetet përkatëse për shkak të hetimeve që janë në vazhdim, ndërkohë që masat e sigurisë janë shtuar së tepërmi për mbarëvajtjen e zhvillimit të ndeshjeve sot, jo vetëm asaj në Dortmund, por edhe për ndeshjen e Munihut mes Bayernit dhe Realit, shkruan panoramasport.

Numri i policëve të angazhuar me ndeshjet është shtuar duke qënë se ekziston mundësia e një tjetër sulmi, si dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për transportimin e sigurt të skuadrave drejt stadiumeve përkatëse.

Hetuesit e ngjarjes së djeshme kanë gjetur edhe një gjilpërë metalike që kishte çarë një prej sendiljeve të autobusit të Borussias dhe po vazhdojnë kërkimet për të zbuluar natyrën e eksplozivit dhe mënyrën e ndezjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat