Katastrofë për Dortmundin, Bartra po operohet

Futboll

Katastrofë për Dortmundin, Bartra po operohet

Më: 11 prill 2017 Në ora: 23:40
Marc Bartra

Marc Bartra ka pësuar frakturë në krah dhe po operohet

Borussia Dortmund ka njoftuar se mbrojtësi i saj, Marc Bartra ka pësuar një frakturë në krahun e tij, pas shpërthimit të sotëm te autobusi i tyre.

"Marc Bartra për momentin është duke u operuar”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjermane.

Kujtojmë se si pasojë e këtij shpërthimi u shty edhe ndeshja ndërmjet Dortmundit dhe Monacos, e cila do të zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 18:45.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat