Ranieri: Nuk mund ta besoj se më vranë lojtarët

Futboll

Ranieri: Nuk mund ta besoj se më vranë lojtarët

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:04
Ranieri

Claudio Ranieri ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga banka e Leicesterit. I ftuar në programin “Monday Night Football” për komentin e Crystal Palace-Arsenal, trajneri italian tha i bindur se nuk ishin lojtarët ata që i bënë puç për ta larguar.

 “Unë nuk i besoj zërat që lojtarët folën me pronarët për të më shkarkuar. Nuk mund ta besoj se më vranë lojtarët. Jo, jo, jo! Nuk ishte e lehtë pas një viti kur ti je shpallur kampion. Skuadra nuk ishte gati psikologjikisht.

Ndoshta dikush pas meje mund të ketë ndikuar për shkarkimin. Kush? Unë jam një njeri besnik. Atë që kam për të thënë e them ballë për ballë. Leicesteri do të mbetet gjithnjë në zemrën time”, u shpreh 65-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat