Çarten shqiptarët në Zvicër, show i Alioskit

Futboll

Çarten shqiptarët në Zvicër, show i Alioskit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2017 Në ora: 15:51
Alioski e Sadiku

E diela ka qenë dita e Ezgjan Alioskit në elitën e futbollit zviceran. Shqiptari realizoi het-trik, ndërsa Armando Sadiku një gol dhe ndihmuan Luganon në fitoren me rezultat 4:2 ndaj Sionit, në ndeshjen e javës së 27-të. Alioski ishte në formë të jashtëzakonshme, shënoi het-trik ose në fakt ‘bombardoi’ portën e rivalit. Alioski shënoi në minutën e 17-të nga penalltia, 19’ e 25’-tën nga penalltia, si dhe Sadiku në atë të 49-tën pas asistimit të Alioskit. Konate në minutën e 34-të e Constante (39’) shënuan për Sionin. Sadiku luajti deri në minutën e 72-të e Alioski deri në 89-tën, kurse Lugano është në vend të pestë me 34 pikë, kurse Sioni mban pozitën e tretë me 42 sosh.  Me një fjalë, çarten shqiptarët me gola, faktikisht show i Alioskit që deri me tash ka realizuar gjithsej 13 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat