Inter kërkon trajner

Futboll

Inter kërkon trajner

Më: 7 prill 2017 Në ora: 09:56
Lojtarë të Interit

Humbja me Sampdorian ka vënë në dyshim të ardhmen e Stefano Piolit në stolin e Interit.

Antonio Conte ka konfirmuar qëndrimin tek Chelsea, ndërkohë që dhe Diego Simeonen që do të vazhdojë aventurën me Atletico Madrid deri në vitin 2018.

Në listën e drejtorit sportiv Piero Ausilio kanë përfunduar emrat e Jorge Sampaolit dhe Luciano Spalletit. Ish trajneri i Kilit ka bërë mirë me Sevillan në këtë sezon dhe mund të jetë njeriu i duhur për të rikthyer Interin në rrugën e sukseseve.

Spalletti nuk po rinovon kontratën e tij me Romën dhe nuk do të ishte cudi ta shihnim në krye të skuadrës milaneze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat