Mesazhi rrëqethës i Ronaldos për fëmijët sirianë

Futboll

Mesazhi rrëqethës i Ronaldos për fëmijët sirianë

Më: 7 prill 2017 Në ora: 00:32
Cristiano Ronaldo

Ylli i futbollit portugez dhe atij botëror, Cristiano Ronaldo ka dalur përsëri me një video-mesazh për gjendjen e fëmijëve sirianë.

Siç e dimë, në Siri po zhvillohet një luftë e ashpër, ku qindra të rritur e fëmijë vdesin në ditë.

Sulmi i fundit nga regjimi i Assadit ndaj fëmijëve sirianë me gaz, ka shokuar gjithë botën, pasi shumë fëmijë e kanë pësuar nga ai sulm. 

Ronaldo njihet nga e gjithë bota për bamirësinë e tij dhe solidarizëm, duke dhuruar miliona për shërimin e shumë personave. “Përshëndetje, kjo është për fëmijët e Sirisë, ne e dimë se ju jeni duke vuajtur shumë. Unë jam një lojtar tejet i famshëm por ju jeni heronjët e vërtetë.Mos e humbni shpresën, bota është me ju. Ne kujdesmi për ju, unë jam me ju”, përfundoi Ronaldo video-mesazhin drejtuar fëmijëve sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat