Chelsea fiton në derbi ndaj Cityt

Futboll

Chelsea fiton në derbi ndaj Cityt

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:02
Chelsea ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në Ligën Premier

Mysafirët ishin më të mirë, kishin rastet, por golat i takuan vendasve.

Goli i parë në takim erdhi nga Eden Hazard në minutën e 10-të pas asistimit nga Cesar Azpilicueta.

Mysafirët u ringjallën nga ky gol dhe në minutën e 26-të shënoi Sergio Aguero.

Por, i disponuari për lojë Hazard shënoi edhe një herë në minutën e 35-të dhe me rezultatin 2-1 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me shanset e Cityt me anë të Vincent Kompany dhe John Stones, por rrjetet mbetën të paprekura në 45 minuat e dytë.

Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon në pozitën e parë me 72 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami. Kurse City në vendin e katër me 58 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është Bournemouthit, kurse Man City udhëton te Arsenali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat