Bundesliga, katër fitore të mysafirëve

Futboll

Bundesliga, katër fitore të mysafirëve

Më: 5 prill 2017 Në ora: 22:57
Borussia Monchengladbach dhe Bayern Munich

Në kuadër të xhiros 27 të Bundesligës gjermane në futboll sonte janë zhvilluar pestë takime, në të cilat ekipet mysafire shënuan madje katër fitore.

Leipzig mposhti si mysafir Mainz 3:2. Sabitzer solli mysafirët në epërsi në minutën 48, ndërsa Werner dyfishoi epërsinë në minutën 52. Në 2:1 rezultatin e zvogëloi Samperio në minutën 69 nga penalltia, ndërsa mysafirët shënuan serish në minutën 81 përmes Keita. Rezultatin përfundimtar 3:2 e vendosi Muto në minutat shtesë të takimit. Bayer Leverkusen në Darmstadt fitoi me rezultat 2:0. Golat për Bayer i shënuan Brandt në minutën 15, pas asistimit të Vollndov, ndërsa asistenti i golit të parë tundi rrjetën e Esser në minutën 56 për 2:0.

Ingolstadt mori pikët nga Augsburg duke shënuar fitore me rezultat 3:2. Deri në minutën 76 mysafirët me golat e Kittel (24) dhe Cohen (35 dhe 67)  udhëhoqën me 3:0, ndërsa për vendësit shënuan Verhaegh nga penalltia në minutën 76 dhe Altintop në minutën 81. Freiburg me golin e Niederlechner në minutën 78 festoi në Wolfsburg, derisa fitoren e vetme si vendës në këtë javë e arriti Borussia M. Me triumfin kundër Hertha me rezultat 1:0.

Autor i golit të vetëm ishte Benesh në minutën 16 të takimit.

Në tabelë udhëheq Bayern M. me 65 pikë, para Leipzig me 55 pikë, Hoffenheim renditet i treti me 51 pikë, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat