Juventusi me ofertë për James

Futboll

Juventusi me ofertë për James

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:33
James Rodriguez

Raportimet e fundit që vijnë nga Spanja, bëjnë më dije se Juventusi po përgatit një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Lojtari është i lidhur me kalimin në Liverpool, Chelsea dhe Barcelona, ndërsa edhe Zonja e Vjetër mbetet e interesuar për lojtarin.

Rodriguez nuk do të qëndrojë te Reali më, pasi nuk është i kënaqur me trajnerin.

James ka kontratë me klubin deri në vitin 2020.

Ai kishte ardhur nga Monaco për 80 milionë euro dhe  Reali kërkon përafërsisht këtë shumë për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat