Vëzhguesi i futbollit tregon për videon skandaloze

Futboll

Vëzhguesi i futbollit tregon për videon skandaloze

Nga: Kemajl Goca Më: 4 prill 2017 Në ora: 17:20
Ali Ajeti

Gjyqtari Bajram Gashi, kryetrajneri i Dritës nga Gjilani, Ismet Munishi dhe vëzhguesi i futbollit, Ali Ajeti, u dëgjuan në një video duke folur për kurdisje e dallavere, ka goditur rëndë opinionin. Ajeti tha se nuk qëndron asgjë dhe krejt janë llafe të kafes. “Unë e komentoj vetëm punën time. Unë jam hyrë mi pajtuar dy shokët,  Bajram Gashin, Ismet Munishin edhe Edmond Zeqirin. Sidomos jam hyrë mi pajtuar Ismetin me Edmondin.

E mora iniciativën për të mirë, që t’i pajtojë tre shoke të mi ndërmjet vete. Ata janë llafe të kafes. Krejt dynjaja e di që Bajram Gashi që çdo ndeshje e ka përjashtuar Munishin. Është realitet. S’ka aty asgjë të vërtet dhe qëndrojë prapa deklaratës sime. Isha futur mi pajtuar këta shokë mos me ardhur deri të një situatë e pakëndshme”, tha Ajeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat