“Dybala te Bayern? Nuk kemi kohë të mendojmë rreth miteve”

Futboll

“Dybala te Bayern? Nuk kemi kohë të mendojmë rreth miteve”

Më: 4 prill 2017 Në ora: 00:52
Paulo Dybala

Trajneri italian, Carlo Ancelotti nuk beson se ka ndonjë mundësi për të tërhequr sulmuesin Paulo Dybala në skuadrën nga Bundesliga.

Carlo Ancelotti thotë se transferimi i sulmuesit të talentuar të Juventusit, Dybala, te Bayern Munich është “një mit”.

Spekulimet për një transferim u shkaktuan nga komentet e shefit ekzekutiv të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, i cili e cilësoj Dybalan si një lojtar që i pëlqen, por kështu nuk mendon edhe trajneri italian.

“Dybala është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën e tij për media para ndeshjes.

“Por këto thashetheme janë një mit. Ne jemi të fokusuar në lojën tonë dhe ndeshjet që pasojnë atë”.

“Ne nuk kemi kohë për të menduar rreth këtyre miteve”, përfundoi trajneri italian.

Ndryshe, për Dybalan interesim kanë shprehur gjigantët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona, teksa çmimi i tij besohet të jetë rreth 80 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat