Sampdoria fiton me rikthim ndeshjen e ‘çmendur’ ndaj Interit

Futboll

Sampdoria fiton me rikthim ndeshjen e ‘çmendur’ ndaj Interit

Më: 3 prill 2017 Në ora: 22:52
Danilo D’Ambrosio

Interi ka humbur mundësitë të qëndroj në hap për tri pozitat e parë në Serie A, pasi është mposhtur në shtëpi nga Sampdoria me rezultat 2-1.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga vendasit, por të cilët arritët të gjejnë golin vetëm një herë me anë të mbrojtësit italian, Danilo D’Ambrosio.

Mbrojtësi italian ka shënuar në minutën e 35 pas një harkimi të mirë nga Ever Banega, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Megjithatë, mysafirët arritën të kthehen shpejt në lojë në pjesën e dytë, duke gjetur golin e barazimin në minutën e 50.

Ishte sulmuesi i talentuar çek, Patrik Schick, i cili ka shënuar nga afërsia për 1-1 me një gol që ishte shumë i dyshimtë për pozitë jashtë-loje.

Në vazhdim të ndeshjes, ishte Interi që provoi disa herë të gjej golin e epërsisë, por ishin përsëri mysafirët të cilët shënuan nga penalltia me anë të Fabio Quagliarellas, që ishte i saktë në minutën e 85.

Deri në fund të takimit, Nerazzurrët tentuan edhe disa herë për të gjetur golin, por fati nuk ishte me ta dhe humbën një ndeshje që më së paku pritej.

Pas kësaj humbje, Interi e sheh veten në pozitën e gjashtë me 55 pikë, ndërsa Sampdoria renditet në vend të nëntë me 44 pikë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat