Pas Neuer, tjetër ‘yll’ i Bajernit rrezikon sfidën kundër Realit

Futboll

Pas Neuer, tjetër ‘yll’ i Bajernit rrezikon sfidën kundër Realit

Më: 3 prill 2017 Në ora: 15:23
Ilustrim

Në fundjavë Bajerni i Mynihut mori një fitore të rëndësishme 6-0 kundër Augsburgut e cila pritet t’i kushtojë shtrenjtë skuadrës të drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Thomas Muller shënoi dy gola por pësoi një lëndim që fillimisht ishte i papërfillshëm ndërsa tashmë pas ekzaminimeve mjekësore gjithçka nuk dukej aq e lehtë sa në fillim.

Muller nuk është grumbulluar në stërvitjen e sotme dhe lëndimi pritet të jetë më serioz duke ngritur pikëpyetjet për përballjen e 12 prillit kundër Real Madridit të vlefshme për Champions League.

Kujtojmë që edhe Neuer është në dyshim për këtë ndeshje pasi rreth 1 javë më parë i është nënshtruar një operacioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat