Fitore e vështirë por shumë e rëndësishme për ekipin e Vitesse-s, te e cila luajti edhe reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica. Futbollisti nga Vushtrria u paraqit tërë takimin dhe ndihmoi skuadrën e tij në fitoren me rezultat 2:1 ndaj NEC-it, në ndeshjen e javës së 28-të të Kampionatit të Holandës.
Futbollisti van Wolfswinkel shënoi dy gola në minutën e 51-të e 84-tën nga penalltia për fitoren e vendasve dhe Kadioglu (66’) për NEC-in. Vitesse është në vend të pestë me 42 pikë, kurse NEC në pozitë të vështirë përkatësisht i 14-ti me 28 sosh.