Tronditet Chelsea, Tottenhami shfrytëzon gabimin e “Bluve të Londrës”

Futboll

Tronditet Chelsea, Tottenhami shfrytëzon gabimin e “Bluve të Londrës”

Më: 1 prill 2017 Në ora: 18:03
Chelsea

Chelsea ka pësuar humbje 2:1 në xhiron e 30’të nga Crystal Palace, derisa Tottenhami e ka mposhtur 2:0 Burnleyn

Chelsea i Antonio Contes ka bërë një hap fals drejt titullit të Premierligës, duke pësuar humbje 1:2 nga Crystal Palace në “Stamford Bridge”.

Wilfried Zaha shënoi për 1:1 në minutën e nëntë, në minutën e 11’të Christian Benteke shënoi për t’i shokuar vendasit për rezultatin 1:2, duke e bërë të pavlefshëm golin e Cesc Fabregas, që e shënoi në minutën e pestë.

Këtë gabim të Chelseat e ka shfrytëzuar më së miri Tottenhami, që e mposhti 2:0 në udhëtim Burnleyn.

Pas këtij dështimi, Chelsea mbetet në kuotën e 69 pikëve, tani vetëm me shtatë me pak se përcjellësi më i afërt Tottenhami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat