Hertha humbet duelin e Europës me Hoffenheim

Futboll

Hertha humbet duelin e Europës me Hoffenheim

Më: 31 mars 2017 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Fitore me peshë e skuadrës së Hoffenheimit në fushën e Hertës së Berlinit. Në Olimpia Stadion miqtë fituan me rezultatin 1-3, duke i ngjitur në vendin e tretë me 2 pikë më shumë se Dortmundi, që mund ta rikuperojë pozicionin nëse arrin të triumfoi në derbin me Schalken.

Petarik ngriti peshë tifozërinë vendase në minutën e 32-të, me golin që zhbllokoi sfidën.

Gjithsesi në fund të pjesës së parë Hoffenheimi barazoi me Kramaric me 11-metërsh.

Në minutën e 58-të Mitelstad u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i lënë vendasit me një lojtar më pak.

Në të 76-ën Sule kaloi në avantazh Hoffenheimin, ndërsa Kramaric, katër minuta nga fundi i kohës së rregullt i dha goditjen përfundomtare Herthes me golin e dytë personal në këtë sfidë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat