Taipi: Nuk flitet për mbijetesë në FC Schaffhausen-i

Futboll

Taipi: Nuk flitet për mbijetesë në FC Schaffhausen-i

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2017 Në ora: 19:32
Gjelbërim Taipi në një aksion

Pesë futbollistë shqiptarë, si Gjelbrim Taipi, Granit Lekaj, Muhamed Demiri,  Shkëlqim Demhasaj e Imran Bunjaku, luajnë me sukses në ekipin e Schaffhausen-it, që garon në Challenge League (Liga e Dytë e Zvicrës).        Schaffhausen-i po kalon ecuri jashtëzakonisht të mirë në pjesën e dytë të kampionatit, e cila nga shtatë ndeshje ka 4 fitore, 2 barazime e vetëm 1 humbje, aktualisht renditen në vend të shtatë me 27 pikë, dy më pak se Le Mont në pozitën e pestë pas 25 jave. Futbollistët e kësaj skuadre janë të mobilizuar për rezultat pozitiv në konak të liderit, FC Zurich-u, që luhet sot në orën 19.00. Mesfushori Gjelbrim Taipi për gazetën kombëtare “Bota sot” deklaroi se synojnë të jenë në 4-5 vendet e para.

“Bota sot”: Schaffhausen-i vazhdon serinë e mirë në stinorin pranveror, a e keni pritur këtë ecuri?

Gjelbrim Taipi: Në stinorin vjeshtor nga 18 ndeshje kanë marrë 13 pikë,  kurse tash me shtatë takime fituan 14 pikë. Unë kur kam ardhur tek ekipi i Schaffhausen-it direkt kam pasur kontakt me trajnerin edhe më ka thënë se do të kemi shumë sukses me ty dhe tri përforcime tjera, kështu që të paktën e kemi pasur parasysh se do të kemi sukses dhe është një gjë shumë e rëndësishme, se të gjitha ekipet kanë respekt ndryshe për ne.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me atmosferën në klub?

Gjelbrim Taipi: Kur ekipi ka sukses, fiton, normalisht edhe atmosfera është shumë e mirë. Jemi të bashkuar, kemi raporte të mira me njëri – tjetrin.

“Bota sot”: Pesë shqiptarë ne ekip, cili është bashkëpunimi mes jush?

Gjelbrim Taipi: Jemi pesë shqiptarë edhe shkojmë të gjithë mirë mes veti, kuptohemi shumë mirë si në fushë po ashtu edhe jashtë fushe dhe mendoj se sot të pestit mund të startojmë në ndeshje.

“Bota sot”: Çfarë synoni deri në fund?

Gjelbrim Taipi:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat