Legjenda e Arsenalit: Sanchez do të shkojë te Chelsea

Futboll

Legjenda e Arsenalit: Sanchez do të shkojë te Chelsea

Më: 31 mars 2017 Në ora: 12:25
Alexis Sanchez

Ian Wright parashikon që Alexis Sanchez do të transferohet te rivalët e qytetit.

Legjenda e klubit londinez, Ian Wright pret që Alexis Sanchez të transferohet te Chelsea, pas deklaratave të kilianit se dëshiron të mbetet në Londër por të luajë në një skuadër që fiton trofe.

Sanchez ende nuk ka vazhduar kontratën me ‘Topçinjtë’ dhe me shumë gjasë do të largohet nga Emirates në përfundim të stinorit.

“Alexis ka thënë që dëshiron të mbetet në Londër dhe të fitojë trofe. Nëse ai kërkon këtë atëherë do të shkojë te Chelsea”, ka thënë Wright për The Sun.

“Mos të harrojmë që Real Madridi është duke e kërkuar Eden Hazardin dhe kush do të ishte një zëvendësim më i mirë i tij sesa Sanchez?” ka theksuar ish-futbollisti i ‘Topçinjve’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat