Vllaznia e sfidon Tiranën

Futboll

Vllaznia e sfidon Tiranën

Më: 30 mars 2017 Në ora: 15:40
Josa

Ndërprerja e kampionatit i ka shërbyer Tiranës. Bardheblutë do të  synojnë të lënë pas momentin e vështirë në kampionat, me një fitore ndaj Vllaznisë në “Selman Stërmasi”. Tirana është në kërkim të suksesit të parë për vitin 2017, por për triumfuar në derbin e Shqipërisë, 24-herë kampionët duhet të djerësinë shumë në fushën e lojës. Mirel Josa i di vështirësitë që paraqet sfida e radhës, por shpreson te një fitore e Tiranës.

Vllaznia e sfidon Tiranën me një ish lojtar të bardhebluve pikërisht Elis Bakajn, njeriun e momentit në kampin shkodran, autori i 4 golave në 7 ndeshje me skuadrën e Cungut. Josa e njeh mirë Bakajn, por për trajnerin e Tiranës, Vllaznia nuk varet vetëm nga ai.

Konfiktet e Josës me Afrim Takun janë zgjidhur tashmë dhe mesfushori do të luajë titullar ndaj Vllaznisë. Ishte vetë trajneri 53-vjecar ai që konfirmoi praninë e Takut në formacion, me Josën që zbuloi gjithashtu se dy sulmuesit afrikanë Ede dhe Cisse do ta nisin ndeshjen nga stoli. Duke iu referuar paraqitjeve të dobëta të këtyre 2 lojtarëve gjatë këtij sezoni, por edhe të disa të tjerëve, ish-tekniku i Skënderbeut shtoi gjithashtu se shumë lojtarë që janë sot te Tirana nuk e meritojnë të mbajnë veshur këtë fanellë.

Mesjavën e ardhshme Tirana sfidon Besëlidhjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, që është objektivi i madh i bardhebluve në këtë sezon. Shorti u tregua bujar me Tiranën por Josa refuzon ta pranojë diçka të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat