Trepça nga Mitrovica dhe Drenica nga Skenderaj nuk e shfrytëzuan fushën e tyre që të triumfojnë në takimet e para të gjysmëfinales së Digitalb Kupa e Kosovës në futboll, kështu që do t’i presin sfida të vështira me 19 prill në Pejë përkatësisht në Podujevë. Trepça barazoi me rezultat 2:2 me ekipin e Besës nga Peja. Për Besën është rezultat mjaft i mirë, sepse barazimi 0:0 ose edhe 1:1 në takimin e kthimit i mundëson kualifikimin në finalen e madhe. Megjithatë, Trepça me barazimin në stadiumin ‘Adem Jashari’ pretendon të befasojë edhe në Pejë. Ndeshja ka qenë mjaft e mirë e me 4 gola dhe secili më i bukur...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)