Një fshat në Pejë me stadium të futbollit

Futboll

Një fshat në Pejë me stadium të futbollit

Më: 28 mars 2017 Në ora: 13:53
Kryetari i Komunës së Pejës Muhaxheri dhe Ministri i sportit Kujtim Shala

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Pejës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit: “Ndërtimi i Stadiumit në Radavc”.

Për ndërtimin e stadiumit në Radavc të Pejës, MKRS-ja do të investojë 300,000,00 euro (treqind mijë euro). Ky projekt pritet të realizohet  gjatë viteve 2017/18.

Ministri Kujtim Shala tha se ky investim për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së cilësisë së kushteve për të rinj dhe sportistë.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, u shpreh se ndjehet i kënaqur që projekti për ndërtimin e Stadiumit ne Radavc të Pejës, u nënshkrua sot. Ai shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Pejës në krijimin e hapësirave të nevojshme për aktivitetet sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat