Rikthehet shqiptari, shpresë për ekipin gjerman

Futboll

Rikthehet shqiptari, shpresë për ekipin gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2017 Në ora: 12:46
Florian Kamberi në aksion

Pas një periudhë rikthehet sulmuesi shqiptar me prejardhje nga Kosova, Florian Kamberi. Futbollisti i talentuar mungojë një kohë shkaku i lëndimit pikërisht nga muaj nëntor dhe rikthimi i tij është një shpresë për ekipin gjerman, Karsluher, që gjendet në vend të fundit (i 18-ti) me 21 pikë në Bundesliga II pas 25 jave.

Kamberi u paraqit në miqësoren e 25 marsit, kur Karsluher luajti baras (1:1) Mainz 05.   Kamberi është prej sulmuesve më të talentuar dhe luan edhe për kombëtaren e Zvicrës U-21, megjithatë ai do të synojë me Karsluher-in që t’i shpëtojnë largimin nga liga. Në fakt, në Karsluher luajnë edhe dy shqiptarë tjerë: Ylli Sallahi dhe Florent Muslija. Me 31 mars, Karsluher luan në udhëtim, kundër Nurnberg-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat