Moratas i pëlqen të transferohet në Premier Ligë

Futboll

Moratas i pëlqen të transferohet në Premier Ligë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 23:32
Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll nuk është i lumtur te Real Madridi.

Alvaro Morata do të largohet nga Real Madridi këtë verë pasi që kërkon të bashkohet me Antonio Conten te Chelsea, raportojnë mediat në Spanjë.

Sipas gazetës AS, vetë Conte i ka kërkuar pronarit të Chelseat, Roman Abramovich që ta ketë prioritet transferimin e Moratas dhe ai tani është i gatshëm që t’i ofrojë Realit 65 milionë euro për ta transferuar sulmuesin në Londër.

Morata këtë vit është kthyer në Bernabeu pas një aventure me Juventusin në Serie A, por nuk ka arritur të gjejë vend në formacionin e Zinedine Zidane duke startuar në vetëm nëntë ndeshje në La Liga me Los Blancos, si dhe ka realizuar tetë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat