Agjenti i Rodriguez: Çdo lojtarë do pëlqente Napolin

Futboll

Agjenti i Rodriguez: Çdo lojtarë do pëlqente Napolin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 22:55
Ricardo Rodriguez

Agjenti i Ricardo Rodriguez pranon se Napoli do të jetë një destinacion tërheqës për mbrojtësin zviceran të Ëolfsburgut.

Reprezentuesi zviceran ka qenë i lidhur shumë me Interin, por përfaqësuesi i tij ka folur edhe për një tjetër skuadër të Serie A krah në një intervistë për Radio CRC.

“Ai po kalon një situatë të vështirë”, ka shpjeguar fillimisht agjenti Gianluca Di Domenico.

“Ata [Wolfsburg] ishin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ndërsa tani ata janë duke luftuar për të shmangur rënien nga kategoria”, përcjell Telegrafi.

“Napoli? [Cristiano] Giuntoli dhe unë e njohim njëri-tjetrin, por ne kurrë nuk kemi biseduar në lidhje me Ricardon, vetëm futboll në përgjithësi”.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar, por këto ditë çdo lojtar dëshiron të shkojë në Napoli, është një klub i madh për të luajtur futboll për ta”.

“Interi? [Piero] Ausilio ka folur për Rodriguez në një intervistë, por unë dua të shmang komentet për të mos shkaktuar keqkuptime të mëtejshme”, përfundoi agjenti i mbrojtësit zviceran.

Ndryshe, Rodriguez ka një klauzolë në vlerë 22 milionë euro, por me vetëm një vit në kontratën e tij mund ta bëjnë të largohet për një shifër rreth 15 milionë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat