Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro për Lukakun

Futboll

Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro për Lukakun

Më: 27 mars 2017 Në ora: 15:02
Romelu Lukaku

“Më merrni prapë”, shkuan Sunday Express në edicionin e së hënës.

Ky ishte titulli hapës i gazetës britanike për transferimin e mundshëm të Romelu Lukakut te Chelsea.

Ylli belg me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit nga Evertoni për t’u rikthyer te Blutë.

Shifra e këtij transferimi pritet të jetë 80 milionë euro, dy fish më e madhe se ajo e disa viteve më parë kur klubi nga Londra e shiti te Liverpooli.

23-vjeçari ka shënuar 21 gola këtë sezon në Ligën Premier në 28 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat