Lamtumirë Chelsea, ylli i skuadrës paralajmëron largimin

Futboll

Lamtumirë Chelsea, ylli i skuadrës paralajmëron largimin

Më: 27 mars 2017 Në ora: 11:16
Kurt Zouma

Kurt Zouma mund të largohet nga Chelsea gjatë verës Mbrojtësi francez, Kurt Zouma ka humbur durimin. Lëndimi i rëndë që pësoi një vit më parë duke e lënë për disa muaj jashtë fushe, ka bërë që 22 vjeçari të humbë vendin e titullarit.

Gjatë verës, Antonio Conte ktheu në “Stamford Bridge” David Luizin, duke iu pakësuar kështu në maksimum minutat francezit, i cili tani nuk e hedh poshtë mundësin e largimit nga Chelsea gjatë verës.

“Të largohem nga Chelsea? Do të shohim në fund të sezonit”, deklaroi Zouma.

Zouma është transferuar në Londër në verën e viti 2014. Ai deri më tani ka bërë 66 paraqitje për “Blutë” në të gjitha garat, duke shënuar edhe katër gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat