Selmani: Albert jep dorëheqje!

Futboll

Selmani: Albert jep dorëheqje!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 13:00
Albert Bunjaki

Trajneri i futbollit, Agron Selmani, në pika të shkurtra ka bërë një analizë se çfarë kërkon tifozeria nga kombëtarja e Kosovës. Kosova në pesë ndeshjet e para ka një barazim e 4 humbje në grupin I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”. Në sfidën e fundit Kosova bëri paraqitje dinjitoze, por fati sportiv ia ktheu shpinën dhe pësuan me rezultat 2:1 nga Islanda, e cila ndeshje u zhvillua në Shkodër.

“Po, Albert jep dorëheqje! Ti je një nga trajnerët më të mirë dhe me të profilizuar të trojeve shqiptare dhe kjo nuk diskutohet! Ti mund të ndihesh në rrugë të drejt dhe me një vizion të kristaltë për të ardhmen e reprezentacionit të Kosovës, por sot ky popull dhe tifozët në këto rrethana të reja për Kosovën po kërkojnë një rrugë tjetër dhe diçka tjetër dhe nuk janë në gjatësi valore me vizionin tënd, prandaj duhet të dorëhiqesh!”, shkruan Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat