Chelsea nuk heq dorë nga Koulibaly

Futboll

Chelsea nuk heq dorë nga Koulibaly

Më: 25 mars 2017 Në ora: 12:17
Kalidou Koulibaly

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka kthyer sërish interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Conte kishte tentuar transferimin e tij edhe gjatë verës së kaluar, por Napoli kishte refuzuar shitjen e tij.

Sipas Football Italia, Chelsea ka kthyer sërish vëmendjen ndaj Koulibaly, për të cilin është gati që të ofrojë 55 milionë euro.

Chelsea nuk do të ketë punë të lehtë në transferimin e mbrojtësit, pasi për të po interesohet edhe skuadra e Arsenalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat