Grupi D: Rezultati Gjeorgjia-Serbia

Futboll

Grupi D: Rezultati Gjeorgjia-Serbia

Më: 24 mars 2017 Në ora: 20:10
Gjeorgjia-Serbia

Përfaqësuesja e Serbisë në futboll ka shënuar fitore sonte si mysafir kundër Gjeorgjisë me rezultat 3:1, dhe ka marrë kreun e tabelës në grupin D kualifikues për botërorin “Rusia 2018”.

Gjeorgjia edhe pse ishte favorite e takimit, ajo në fund dëshpëroi tifozët e saj në stadiumin “Dinamo Arena”.

Ishin vendësit që nisën furishëm takimin duke shënuar përmes Kacharava qysh në minutën e gjashtë. Në fund të pjesë së parë Serbia barazoi përmes penalltisë, të cilën e realizoi Tadiq.

Në pjesën e dytë serish ishin serbët që diktuan temponë e lojës dhe kjo bëri që në minutën 64 të shënojnë edhe golin e dytë përmes Mitroviq.

Derisa vendësit pas golit të pësuar u përpoqën pa sukses të barazojnë shifrat, Serbia në fund të takimit vulosi fitoren e saj me golin e Gaçinoviq.

Pas kësaj fitoreje Serbia është e para në grup me 11 pikë, një më shumë se Irlanda që renditet e dyta.

Gjeorgjia: Loria, Kakabadze (70. Arabidze), Kvrikvelia, Kashia, Navalovski, Kvekveshviri, Kazaishvili (83. Kvilitaria), Gvilia, Kankava, Anaidze, Kacharava.

Srbija: Stojkoviq, Ivanoviq, Maksimoviq, Kolarov, Rukavina, Matiq, Milivojeviq, Obradoviq (46. Vukoviq), Tadiq, Kostiq (81. Gaçinoviq), Mitroviq (71. Gudel).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat