Bari kërkon Migjen Bashën

Futboll

Bari kërkon Migjen Bashën

Më: 23 mars 2017 Në ora: 23:55
Basha

Bari kërkon Migjen Bashën. Mesfushori është kthyer këtë sezon në një pikë kyce për trajnerin Stefano Kolantuono që dëshiron ta kthejë më shpejt nga sa parashikohet nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare. Natyrisht as që bëhet fjalë që mesfushori të mungojë për ndeshjen zyrtare me Italinë, por sic raportojnë mediat përtej Adrisatikut, klubi ka nisur kontaktet me Federatën Shqiptare të Futbollit për të bërë të mundur që ta ketë 30-vjecarin në dispozicion për ndeshjen me Barin e vlefshme për javën e 32-të të Serie B, e cila luhet të dielën e 26 marsit. Në këtë mënyrë Basha do të humbiste ndeshjen miqësore me Bosnje Hercegovinën e cila luhet dy ditë më pas në Elbasan Arena.

Megjithatë vlen të theksohet se gjithcka është në kuadrin e një tentative të klubit puljez për të bindur Federatën Shqiptare që ka të drejtë për të mbajtur futbollistin, dhe vetëm në rast të një miratimi nga stafi teknik i Kombëtares dhe drejtuesit e Federatës Basha mund të lërë kuqezinjtë për tu vënë në shërbim të klubit. Precedentët në fakt nuk mungojnë dhe një i tillë ishte rasti i Ledian Memushajt që majin e kaluar pas një marrëveshje me Peskarën la vendgrumbullimin e Kombëtares Shqiptare në Austri për të ndihmuar Pescarën në sfidën e play ofit me Novarën për ngjitjen në Serinë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat