Shkupi sfidohet nga Ferizaj

Futboll

Shkupi sfidohet nga Ferizaj

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:39
Lojtarët e Shkupit

Skuadra e futbollit Shkupi ka vazhduar me seanca stërvitore nga e mërkura pas tri ditëve pushim të merituar.

Në stërvitjen e të mërkurës ishin të gjithë futbollistët, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu ka vazhduar punën për të mbajtur formën e lojtarëve për ndeshjen e xhiros së 24-të, kur me 2 prill Shkupi do të jetë nikoqire e Pelisterit në stadiumin e Çairit në Shkup.
Por shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqedonisë për Kampionatin Botëror - “Rusia 2018”, edhe këtë fundjavë do të ketë pushim në kampionat, ndërsa Shkupi ka arritur të aranzhojë një ndeshje kontrolluese.

Tani më është vendosur që të dielën me 26 mars, të mbahet forma me ndeshjen kontrolluese kundër ekipit të Superligës së Kosovës, KF Ferizaj, skuadër kjo që udhëhiqet nga legjenda e FC Shkupi, Argjend Beqiri.
Ndeshja në fjalë do të luhet në Ferizaj me fillim në orën 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat